J A U J A J H D E J G Z E K TI LI O P E V E T E T TI ENTITETET POLITIKE QË N E E A R GAROJNË NË ZGJEDHJET PËR U H S O R KUVENDIN E KOSOVËS NË VITIN 2004 B BROSHURA E ENTITETEVE POLITIKE Metodologjia në përpilimin e Broshurës së Entiteteve Politike Broshura për entitetet politike është përpiluar në bashkëpunim në mes të Departmentit për Demokratizim të OSBE-së dhe Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Dokumentim (KODI). Qëllimi i broshurës është ngritja e vetëdijes së votuesve kosovarë për mundësitë e tyre për të zgjedhur në votimet e ardhshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 23 tetor 2004. Kjo broshurë përmban historikun e shkurtër të partive dhe iniciativave qytetare, biografitë e shkurtëra të kryetarve të këtyre subjekteve politike si dhe biografitë e shkurtëra të kandidatëve të pavarur që garojnë në këto zgjedhje. Në këtë broshurë gjithashtu janë të përfshira platformat e shkurtëra politike të entiteteve, në katër fusha kryesore: rinia dhe arsimi, zhvillimi ekonomik, shëndetësia dhe çështjet sociale, si dhe të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthimi. Detajet se ku mund t’i kontaktoni këto entitete janë dhënë për secilin prej entiteteve. Të dhënat për entitetet politike janë dhënë dhe çertifikuar nga vetë entitetet politike dhe nuk paraqesin opinionin e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe të KODI-t. Përmbajtja e broshurës është një reflektim i asaj se si entitetet dëshirojnë të paraqesin veten para votuesit. Deklaratat e dhëna për këtë broshurë janë nënshkruar nga entitetet politike dhe në këtë formë nuk janë redaktuar e as ndryshuar nga OSBE-ja dhe KODI. E K TI LI Radhitja në broshurë është bërë bazuar në numrin e entiteteve politike në fletëvotim, O E P radhitje kjo e dalë nga hedhja e shortit. Secilës parti/iniciativë qytetare/kandidati të V E pavarur i është lënë nga një faqe për të siguruar mundësi të njejta për të gjithë. T E T TI N E E RA Misioni i OSBE-së në Kosovë U H KODI S O R B Përmbajtja: Faqe: Parathënie 1 Sistemi zgjedhor dhe procedurat 2 Kuvendi i Kosovës 4 Entitetet politike 5 UNIKOMB 6 PNDSH 7 KOALICIONI VAKAT 8 Belul Beqaj 9 PSHDK 10 Fuad Ramiqi 11 GIS 12 BSDAK 13 PReK 14 IRDK 15 Riza Lluka 16 ADK 17 ORA 18 AAK 19 PSDK 20 PREBK 21 Ramë Dreshaj 22 GIG 23 BK 24 PDK 25 UD 26 LDK 27 KDTP 28 IQBKD 29 PD 30 PLK 31 E Xhevdet Rexhaj 32 K TI PDASHK 33 OLI P LPK 34 E V PDAK 35 TE E SDA 36 TIT N PDI 37 E E Lista e çertifi kuar e kandidatëve për zgjedhjet e vitit 2004 38 A R U H S O R B E K TI LI O P E V E T E T TI N E E A R U H S O R B Parathënie nga Ambasadori Pascal Fieschi, Kryesues i Misionit të OSBE-së Më 23 tetor, ju, votuesit, do ta keni mundësinë për të zgjedhur udhëheqësit tuaj në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Për shumë prej jush, kjo do të jetë hera e parë që e ushtroni të drejtën për të votuar. Për të tjerët, kjo do të jetë hera e katërt që nga viti 1999. Megjithatë, vlen të theksohet se pa marrë parasysh nëse votoni për herë të parë apo tanimë jeni votues me përvojë, këto zgjedhje dallojnë nga ato në të kaluarën. Kosova ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë në këto pesë vitet e fundit. Institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes tanimë janë shndërruar në ofrues të mirëfilltë dhe kompetent të shërbimeve publike. Udhëheqësit e zgjedhur në Qeveri dhe Kuvend kanë ndikim në shumë aspekte të jetës sonë të përditshme. Kështu, ata kanë përgjegjësi për shumë fusha që kanë ndikim në jetën e njerëzve – duke filluar që nga politika ekonomike dhe mbrojtja e mjedisit të Kosovës e deri te arsimi dhe kultura. Njerëzit tuaj janë duke udhëhequr dhe kanë përgjegjësi ndaj jush. Këto përgjegjësi të entiteteve politike dhe platformat e tyre janë më të rëndësishme se kurrë më parë. Prandaj, kjo e bën edhe zgjedhjen tuaj më të rëndësishme se kurrë më parë. Në një shoqëri demokratike, zgjedhjet janë mundësia kryesore që shumica e njerëzve e kanë për të ndikuar në procesin politik. Së këndejmi, zgjedhjet për Kuvendin janë një mundësi që vota juaj të numërohet dhe që zëri juaj të dëgjohet. Ndërkohë që kjo mundësi është një e drejtë fundamentale në shoqëritë bashkëkohore demokratike, sidoqoftë ajo është edhe një detyrim. Për të funksionuar demokracia në mënyrë të duhur, njerëzit duhet të votojnë. Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithë atyre që i plotësojnë kushtet për të votuar, ta ushtrojnë këtë të drejtë. Në këtë broshurë do të gjeni informata të përgjithshme mbi 32 entitete politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet për Kuvend. Këto entitete politike, të cilat janë radhitur sipas renditjes së tyre në fletëvotime, e kanë prezantuar veten dhe njëherësh kanë shprehur qëndrimet e tyre për çështje të ndryshme. Me këtë rast, janë përfshirë çështjet që kanë të bëjnë me rininë dhe E K arsimin, zhvillimin ekonomik, shëndetësinë dhe çështjet sociale, si dhe të drejtat dhe interesat LITI O e komuniteteve dhe kthimin. P E V E T E T Kjo do t’ua bëjë të mundur që t’i krahasoni politikat e entiteteve politike ashtu siç i kanë TI N prezantuar ato vetë. Zgjedhjet kanë rëndësi të jashtëzakonshme, ngase ju bëjnë të mundur që E E të zgjedhni dhe që këtë zgjedhje ta bëni bazuar në një informim të mirë dhe korrekt. Ndaj dhe A R U shpresoj që kjo broshurë do t’ju ndihmojë gjatë këtij procesi dhe kësisoj, do ta bëjë votën tuaj H S më kuptimplote në ditën e zgjedhjeve. O R B 1 SISTEMI DHE PROCEDURAT ZGJEDHORE Më 23 tetor 2004, qytetarët e Kosovës do të kenë rastin të zgjedhin për herë të dytë deputetët e Kuvendit të Kosovës. Prandaj, secili që i ka së paku 18 vjet dhe është i regjistruar në regjistrin civil, ftohet për të zgjedhur deputetët e organit më të lartë të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes. Të 120 deputetët e Kuvendit do ta ushtrojnë mandatin e tyre për një periudhë trivjeçare. Votuesit kanë një zgjedhje mjaft të begatshme, ngase në këto zgjedhje do të garojë një numër i madh i entiteteve politike, partive politike, koalicioneve, iniciativave qytetare, por edhe i kandidatëve të pavarur. Pas zgjedhjeve, Kuvendi do ta zgjedh Qeverinë dhe kryetarin e Kosovës, do të debatojë dhe miratojë ligje dhe së këndejmi, në përgjithësi do të funksionojë si arena më e rëndësishme politike. Zgjedhjet e 23 tetorit janë zgjedhjet e katërta me radhë që nga viti 1999 dhe njëherësh mundësia e dytë që qytetarët e Kosovës t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Sistemi zgjedhor me një zonë të vetme zgjedhore dhe me modelin proporcional me lista të mbyllura bazohet në rekomandimet e Grupit Punues të Zgjedhjeve (GPZ), një grup këshillëdhënës i përbërë nga anëtarët e partive kryesore politike në Kuvend si dhe nga shoqëria civile dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Nga aspekti elektoral, Kosova do të konsiderohet si një zonë e vetme zgjedhore ose si një zonë votimi, e cila nuk është e ndarë në nënzona të ndryshme zgjedhore. Me fjalë të tjera, dikush që për shembull jeton në Pejë, mund të votojë për të njëjtat entitete politike si dikush që jeton në Mitrovicë. Sipas modelit të listave të mbyllura, votuesit mund të votojnë për një entitet politik (parti politike, koalicion, iniciativë qytetare ose kandidat të pavarur), dhe jo për një kandidat të caktuar të një entitetiti politik. Megjithatë, emrat e kandidatëve do të shpallen në vendvotime në mënyrë që votuesit të informohen se cilët kandidatë konkurrojnë në listën e çdo entiteti politik. Sipas sistemit proporcional, 100 ulëse të Kuvendit janë parashikuar për entitetet politike në proporcion me votat të cilat do t’i marrin. Përveç kësaj, 20 ulëse janë të rezervuara për përfaqësuesit e komuniteteve kosovare joshqiptare. Sistemi i vendeve të rezervuara është zbatuar për herë të parë në vitin 2001, për ta siguruar përfaqësimin e komuniteteve më të vogla në Kuvend. Vendet e rezervuara ndahen në këtë mënyrë: dhjetë ulëse janë të rezervuara për komunitetin e serbëve të Kosovës në proporcion me numrin e votave të cilat i fitojnë në zgjedhje. Ndërsa, dhjetë ulëset e mbetura ndahen ndërmjet romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve (4), boshnjakëve (3), turqëve (2) dhe komunitetit goran (1). Në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të vitit 2004 do të votojnë afro 1.3 milion1 votues. Këtu përfshihen votuesit e ngujuar në shtëpi, njerëzit e hospitalizuar dhe të moshuar, të arrestuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara mentale, të cilët do të votojnë përmes programit të posaçëm të votimit sikundër edhe votuesit në tridhjetë (30) vende të jashtme dhe në Serbi dhe Mal të Zi. Për Zgjedhjet e vitit 2004 është rritur edhe numri i qendrave të votimit, në kuadër të përpjekjeve për të lehtësuar qasjen në këto qendra. Veç kësaj, listave të votuesve u është shtuar edhe një numër i votuesve të rinj, ndërsa të E tjerët ia kanë dalur mbanë që t’i përtrijnë të dhënat e tyre. Regjistrat e votuesve ishin në dispozicion për inspektim K LITI publik dhe nga një kopje i është dhënë çdo entiteti politik që merr pjesë në zgjedhjet e këtij viti. Regjistri i O P qendrave të votimit është në dispozicion në webfaqet shumëgjuhëshe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve E V (www.cec-ko.org) dhe në www.zgjedhjetekosoves.org. E T E Në ditën e zgjedhjeve, qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në orën 19:00. Nga të gjithë T NTI votuesit do të kërkohet që ta dëshmojnë identitetin e tyre edhe një herë me të arritur në vendvotim, përmes E E njërit prej dokumenteve në vijim: dokumentit të vlefshëm të identifikimit të lëshuar nga UNMIK-u (ID kartelën), RA dokumentit të vlefshëm të udhëtimit të lëshuar nga UNMIK-u, patentës së vlefshme të shoferit të lëshuar nga U H UNMIK-u, një kartele të vlefshme të personit të zhvendosur ose një kartele të vlefshme të refugjatit. Më pas, një S O anëtar i Komisionit të vendvotimit do ta verifikojë identitetin e votuesit dhe do ta kontrollojë emrin e votuesit R B 1 Pritet konfirmimi përfundimtar 2 në regjistrin përfundimtar të votuesve. Çdo votues që gjendet në regjistër, duhet të nënshkruhet pranë emrit para se t’i jepet fletëvotimi në të cilin gjenden të gjitha entitetet politike (32), të cilat marrin pjesë në zgjedhje. Votuesi pastaj, do të hyjë në kabinën e votimit për të votuar në fshehtësi dhe, në fund, për ta hedhur fletëvotimin në kutinë e votimit. Nëse votuesi me dokument të vlefshëm identifikimi nuk gjendet në regjistrin përfundimtar të votuesve, ai/ajo do të mund të votojë me kusht. Udhëzimet për votimin me kusht do t’i jepen votuesit nga anëtari i Komisionit të vendvotimit. Pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00 të shtunën, më 23 tetor 2004, Qendra e numërimit dhe e rezultateve do ta fillojë punën e vet. Të gjitha fletëvotimet, të rregullta, me kusht dhe ato jashtë Kosovës, do të numërohen në Kosovë. Sikur edhe në të gjitha zgjedhjet e mëhershme, vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë do t’u lejohet që ta vëzhgojnë numërimin. Pas certifikimit të rezultateve, kandidatët e suksesshëm do të bëhen anëtarët e posazgjedhur të Kuvendit të Kosovës. Për më tepër informata mbi sistemin dhe procedurat zgjedhore ju lutemi kontaktoni: Sekretariatin e KQZ-së Prishtinë, Arbëri Tel.&Fax: +381 38 240 722; E-mail: [email protected] ose vizitoni web-faqet në vijim: www.cec-ko.org www.kosovoelections.org www.zgjedhjetekosoves.org www.kosovskiizbori.org www.osce.org/kosovo/elections Ankesat dhe parashtresat lidhur me procesin zgjedhor mund t’i drejtohen Komisionit të Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP): E K Eduard Liri 4 TI LI O Arbëri P E Prishtinë EV T Tel: +381 38 248 112 TE TI Fax: +381 38 248 113 EN E E-mail: [email protected] A R U Web-faqja: http://www.ecac-ko.org H S O R B 3 Kuvendi i Kosovës përfaqëson popullin e Kosovës Sipas Kornizës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës është organi më i lartë përfaqësues dhe ligjvënës i Institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes (IPVQ). Kuvendi mund të hartojë dhe miratojë ligje, rekomandime dhe rezoluta në të gjitha fushat që janë nën përgjegjësinë e institucioneve të përkohshme. Këto përgjegjësi janë të përcaktuara me Kornizë Kushtetuese dhe në to bëjnë pjesë politikat ekonomike dhe financiare; çështjet buxhetore dhe fiskale; doganat; tregtia e brendshme dhe e jashtme, industria dhe investimet; arsimi, shkenca dhe teknologjia; rinia dhe sporti; transporti, posta dhe telekomunikacioni dhe teknologjia informative; shërbimi i administratës publike, të drejtat e njeriut, mundësitë e barabarta dhe të tjera. Me fjalë të tjera, Kuvendi i Kosovës tanimë ka një rol të rëndësishëm në krijimin e politikave në shumë fusha. Për më tepër, gjatë tri viteve të ardhshme dhe gjatë mandatit të Kuvendit të ri, këto përgjegjësi me gjasë do të zgjerohen dhe do të shtohen akoma më tepër. Menjëherë pas zgjedhjeve dhe regjistrimit të anëtarëve të ri, Kuvendi do ta mbajë seancën e parë të tij. Fillimisht, do të zgjedhen tetë anëtarë të Kryesisë nga radhët e së cilës do të zgjedhet kryetari i Kuvendit. Kryetari e përfaqëson Kuvendin, kryeson me mbledhjet e Kuvendit dhe ka për detyrë që të sigurojë respektimin e Rregullores së Punës së Kuvendit në tërësi. Njëherit, ai i kryeson edhe takimet e Kryesisë së Kuvendit, e cila është përgjegjëse për të gjitha çështjet organizative të punëve së Kuvendit, përfshirë këtu edhe rendin e ditës dhe kontaktet e jashtme parlamentare. Pastaj, Kuvendi do t’i emërojë edhe anëtarët për tri komisionet kryesore (buxhet; të drejta dhe interesa të komuniteteve; çështje gjyqësore, legjislative dhe kornizë kushtetuese) dhe për komisionet funksionale. Këto organe të specializuara përbrenda Kuvendit janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kuvendin, ngase ato e kryejnë pjesën më të madhe të punës lidhur me hartimin dhe shqyrtimin e legjislacionit E të ri si dhe mbështesin, nxisin dhe vëzhgojnë zbatimin e legjislacionit nga Qeveria. K LITI Si hap të dytë, Kuvendi i posazgjedhur me shumicë votash dhe pas propozimit të kryetarit të Kosovës, do ta O P zgjedh kryeministrin dhe ministrat e Qeverisë së re të përkohshme. E EV S’do mend se Kuvendi i ri do t’i shfrytëzojë arritjet dhe përvojën e Kuvendit paraprak, mirëpo, mbetet ende T E shumë punë për t’u bërë. Kështu, ende ekziston një nevojë e madhe për hartimin e legjislacionit të cilësisë së lartë T NTI si edhe për mbikëqyrje më të afërt të punës së Qeverisë së përkohëshme, pikërisht për faktin se Kosova është E E në procesin e plotësimit të kërkesave, që dalin nga Plani për implementitmin e standardeve për Kosovën, para RA shqyrtimit të tyre në vitin 2005.2 U H S O R B 2 Për më tepër informata lidhur me Kuvendin e Kosovës vizitojeni faqen zyrtare të Kuvendit në adresën www.kuvendikosoves.org 4 Entitetet politike që garojnë në zgjedhjet për Kuvend në vitin 2004 e paraqesin vetveten. Të dhënat për entitetet politike janë dhënë dhe çertifi kuar nga vetë entitetet politike dhe nuk paraqesin opinionin e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe të KODI-t. E K TI LI O P E V E T E T TI N E E A R U H S O R B 5 31. PARTIA E UNITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR - UNIKOMB Historia e shkurtër: UNIKOMB-i është themeluar më 5 maj 1991 nga z. Halil Alidemaj. Më 1994 z. Ukshin Hoti zgjedhet kryetar i këtij entiteti politik, por më vonë ai burgoset dhe aktualisht ai konsiderohet peng i luftës. Që nga viti 2000 Muhamet Kelmendi, është kryetar i partisë. UNIKOMB-i që bërë pjesë e koalicionit me AAK-në dhe si rezultat në zgjedhjet e vitit 2001 fitoi një vend në Kuvendin e Kosovës. Më pas, UNIKOMB-i prishi koalicionin me AAK-në dhe aktualisht vepron si subjekt i pavarur politik. Biografia e shkurtër e kryetarit: Dr. Muhamet Kelmendi është lindur më 18 nëntor 1953 në fshatin Llabjanë të Pejës. Ka kryer Fakultetin Juridik, më 1980 ka magjistruar dhe më 2004 ka doktoruar në shkencat juridike–politike. Paraprakisht, ka studiuar në Institutin e Evropës Juglindore në Hamburg të Gjermanisë dhe më vonë në Vjenë. Para se të bëhet anëtar dhe kryetar i UNIKOMB-it, ai ka qenë nënkryetar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK). Pse do ta zgjedhte votuesi kosovar UNIKOMB-in? Ajo që e dallon UNIKOMB-in, është angazhimi për realizimin e shtetit komb. Ky synim, sipas këtij subjekti krijon bazament për integrimin e pjesëve të ndara të kombit shqiptar në sferat politike, ekonomike – sociale. UNIKOMB-i mbështetë ndërtimin e shoqërisë demokratike e të lirë ku do të sundonte rendi dhe ligji, ku vullneti i popullit të Kosovës, do të ishte bazë e zgjidhjes së të gjitha problemeve. Platforma politike Rinia dhe arsimi: E ardhmja e rinisë kosovare, bazuar në synimet e UNIKOMB-it, varet nga edukimi dhe profesionalizimi i saj. Këto çështje duhet të zgjidhen përmes reformave arsimore, të bazuara në Konventën e Bolonjës, por duke i përfillur specifikat e shoqërisë kosovare. Zhvillimi ekonomik: Ekonomia e Kosovës, sipas UNIKOMB-it, mund të dalë nga gjendja e shkatërruar tërësisht duke bërë funksionalizimin e subjekteve ekonomike, duke krijuar një politikë ekonomike afatmesme dhe afatgjate për Kosovën. Po ashtu, angazhohet për caktimin real të buxhetit të Kosovës, duke i mbrojtur prodhuesit vendorë kundruall atyre nga jashtë. Eksportit i kushtohet rëndësi prioritare. UNIKOMB-i angazhohet dhe për inkurajimin e investuesve të huaj dhe mbështetjen e ekonomive të vogla familjare. Shëndetësia dhe çështjet sociale: Shoqëria kosovare në tranzicion nuk mund të paramendohet pa një sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga marrëdhënia e punës si dhe pa një program të fuqishëm të përkrahjes sociale. Kjo përkrahje duhet të përfshijë sigurimin shëndetësor për trajtimin mjekësor në të gjitha qendrat mjekësore, edhe në ato private, duke përfshirë dhe të gjitha KE medikamentet si dhe koston e mjekimit jashtë Kosovës, kur është i domosdoshëm. E tërë kjo procedurë, duhet rregulluar me LITI ligj përkatës. O E P Të drejtat, interesat e komuniteteve dhe kthimi: V TE UNIKOMB-i deklarohet se është për një shoqëri tolerante e demokratike ku të gjithë qytetarët do të jenë të lirë e të barabartë E T pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, fetare, gjinore apo krahinore. UNIKOMB-i pranon dhe përkrahë detyrimet që dalin TI N nga Karta për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut. Bazuar në këtë dokumentet ndërkombëtar, kjo parti angazhohet që minoriteteve E A E t’u garantohen këto të drejta, sikundër edhe e drejta për kthim. Të gjithë ata që e pranojnë shtetin e Kosovës janë qytetarë të UR barabartë. H S O Kontakti: Rruga Pal Palucaj Nr.120, Prishtinë: [email protected]: Tel: +377 (0)44 127 925; Prishtinë R B Informacioni u sigurua nga: Dr.Muhamet Kelmendi, kryetar i UNIKOMB-it 6
Description: