ebook img

Fjalorth Terminologjik i Konkurrences, Translation of Glossary of terms used in EU competition policy: antitrust and control of concentrations PDF

74 Pages·2002·2.56 MB·English
Save to my drive
Quick download
Download
Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.

Preview Fjalorth Terminologjik i Konkurrences, Translation of Glossary of terms used in EU competition policy: antitrust and control of concentrations

Republika e Shqipërisë Autoriteti i Konkurrencës Fjalorth Terminologjik i Republika e Shqipërisë Autoriteti i Konkurrencës Konkurrencës Fjalorth Terminologjik i Konkurrencës Republika e Shqipërisë Autoriteti i Konkurrencës Fjalorth Terminologjik i Konkurrencës  Fjalorth Terminologjik i Konkurrencës Botuar nga: Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës Përkthimi: Ilir Baçi Grafika: Erald Lamja Design & Printing Support Shtypur nga: Botime Aferdita Mbështetur nga: Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) në kuadër të Projektit të GTZ-së “Mbeshtje për zbatimin e Legjislacionit Shqiptar të Harmonizuar me atë Europian”. © Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës Botimi ne origjinal: Glossary of terms used in EU competition policy Antitrust and control of concentrations Botuar nga : Directorate-General for Competition 2002ISBN 92-894-3951-3 © European Communities, Brussels, July 2002 Reproduction is authorised provided the source is acknowledged.  A Abuzim me pozicionin dominues Abuse of a dominant position Praktika biznesi antikonkurruese (ku përfshihet shfrytëzimi jo i mirë i klientëve apo nxjerrja jashtë loje e konkurrentëve), që mund t’i përdorë një firmë me pozicion dominues për të ruajtur apo përforcuar pozicionin e vet në treg. Ligji i konkurrencës i ndalon praktika të tilla, sepse ato e dëmtojnë konkurrencën e vërtetë midis firmave, shfrytëzojnë konsumatorët dhe nuk nxitin konkurrencën e mbështetur në merita. Neni 82 i Traktatit të KE-së jep disa shembuj abuzimi, të cilët, më konkretisht, janë vendosja e çmimeve të padrejta, kufizimi i prodhimit dhe vendosja e kushteve diskriminuese apo të panevojshme në marrëdhëniet me partnerët tregtarë. →pozicion dominues; tregtim me kushte Agjenci e administrimit kolektiv Collecting society Shoqatë, e cila mbledh pagesa nga përdorues të të drejtave të pronës intelektuale në emër të mbajtësve të këtyre të drejtave. Për shembull, kur një stacion radiofonik transmeton një regjistrim, të drejtën e riprodhimit të të cilit e ka një kompani që merret me regjistrime muzikore, atëherë ky stacion duhet t’i paguajë agjencisë së administrimit kolektiv një tarifë, të cilën kjo agjenci ia kalon kompanisë së përmendur që e ka prodhuar regjistrimin.  Akt nënligjor Implementing regulation Akt ligjor i Komisionit, që mbështetet në një Rregullore lejuese të Këshillit, në të cilin jepen dispozita ligjore të Komunitetit. Akte të tilla nënligjore të miratuara nga Komisioni në fushën e legjislacionit për konkurrencën përfshijnë Rregulloren e Komisionit Nr.2842/98 për dëgjimin e palëve në çështjet antitrust (Fletore Zyrtare L 354, 30.12.1998), Rregulloren e Komisionit Nr.447/98 për disa aspekte të procedurës së kontrollit të (→) përqendrimit të ndërmarrjeve (Fletore Zyrtare L 61, 2.3.1998) dhe disa rregullore të ndryshme për (→) përjashtimin në bllok të miratuara nga Komisioni. Angazhime (ose masa rregulluese) Commitments (or remedies) Propozim i bërë nga palët pjesëmarrëse në një (→) përqendrim për të ndryshuar projektin fillestar të njoftuar brenda një periudhe kohore të përcaktuar (për shembull, përmes ndryshimit të destinacionit të një biznesi apo të aktiveve). Këto angazhime duhet të përpiqen t’u japin zgjidhje shqetësimeve të ngritura nga Komisioni në lidhje me konkurrencën dhe të rikthejnë konkurrencën në tregjet përkatëse të produktit apo ato gjeografike. Këto mund të përbëjnë edhe bazën e miratimit nga ana e Komisionit të përqendrimit të njoftuar. Komisioni mund të shtojë (→) kushte dhe/ose (→) detyrime për miratimin, dhe kjo bëhet për të siguruar përmbushjen e angazhimeve të marra. Një metodë e ngjashme zbatohet nga Komisioni në procedurat që kanë për synim miratimin (rasti i → miratimit negativ) ose përjashtimin e marrëveshjeve të njoftuara (→ përjashtimi individual), si edhe në procedurat e ndjekura në lidhje me (→) abuzimin me pozitën dominuese. (Shih: Nenet 6(2) dhe 8(2) të Rregullores për bashkimin e shoqërive; njoftim i Komisionit për masat rregulluese (Fletore Zyrtare C 68, 2.3.2001, f. 3).)  Ankesë Complaint Kërkesë e bërë nga një person fizik ose juridik i cili ngre pretendime për një interes të ligjshëm, duke i kërkuar Komisionit të hetojë në lidhje me një shkelje të dyshuar të ligjit të BE-së për konkurrencën dhe për t’i dhënë fund kësaj shkeljeje. Ankesat zyrtare përbëjnë detyrim për Komisionin për të vepruar (ose duke konstatuar që ka një shkelje të ligjit ose duke e hedhur poshtë ankesën) dhe për t’i dhënë ankimuesit disa të drejta procedurale. Në këto të drejta përshihet e drejta për t’u dëgjuar dhe, në procedurat sipas Rregullores Nr. 17, e drejta për të shikuar dosjen e Komisionit (megjithëse kjo e drejtë është e kufizuar, po të krahasohet me palët që i nënshtrohen një hetimi). Ankesat jozyrtare (domethënë kur një ankimues nuk pranon bërjen publike të informacionit që ai jep) ose ankesat anonime mund të çojnë në hapjen e çështjes nga Komisioni, por në këto raste Komisioni nuk jep asnjë të drejtë për ankimuesin. Antitrust Antitrust Fushë e ligjit dhe politikës të konkurrencës. Në kushtet e BE-së, quhen si rregulla antitrust, dispozitat për marrëveshjet dhe praktikat antikonkurrencë (→kartelet dhe format e tjera të marrëveshjeve të fshehta) mbështetur në Nenin 81 të Traktatit të KE-së ashtu edhe dispozitat që ndalojnë abuzimin me pozicionin dominues, mbështetur në Nenin 82 të Traktatit të KE-së. Autoritet Mbikëqyrës i EFTA-s (AME) ESA Ky autoritet është krijuar në kuadër të një marrëveshjeje midis shteteve të EFTA-s, në të cilën ka dispozita për organizimin e këtij autoriteti dhe përcaktohen detyrat dhe kompetencat e tij. Detyra e AME-së është të kujdeset, së bashku me Komisionin Europian, për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në marrëveshjen e →ZEE-s. Ky autoritet ka kompetenca të mëdha në fushën e konkurrencës dhe atë të ndihmës shtetërore.  B Barriera të hyrjes Entry barriers Barrierat e hyrjes janë faktorë të cilët i pengojnë ose vonojnë shoqëritë të hyjnë në një treg të caktuar. Barrierat e hyrjes në treg mund të jenë rrjedhojë, për shembull, e një strukture të caktuar tregu (p.sh., kosto të pakthyeshme, besnikëri e klientëve për markën) ose e veprimeve të caktuara të firmave ekzistuese në treg. Është e rëndësishme të thuhet, gjithashtu, se edhe qeveritë mund të bëhen burim i barrierave të hyrjes në treg (për shembull përmes kërkesave ligjore për licenca dhe akteve të tjera). Bashkëpunim ndërkombëtar International cooperation Bashkëpunimi në fushën e politikave për konkurrencën dhe kontrollin e zbatimit të ligjeve për konkurrencën midis agjencive të konkurrencës në dy vende (bashkëpunim dypalësh) apo më shumë vende (trepalëshe, shumëpalëshe), që më shumë zhvillohet në formë jo të zyrtarizuar, por ndonjëherë edhe në bazë të akt-marrëveshjeve të zyrtarizuara të bashkëpunimit. Bashkëpunimi ndërkombëtar ka për synim të shkëmbejë informacione në lidhje me çështje konkrete antitrust ose të bashkimit të shoqërive me interes të përbashkët për agjencitë, të bashkërendojë  qasjet përkatëse për një mori çështjesh kryesore (siç janë, për shembull përkufizimi i tregut, masat rregulluese etj.) dhe palët t’í ofrojnë asistencë njëra-tjetrës për forcimin e aktiviteteve. Përveç këtij bashkëpunimi të përditshëm në lidhje me çështje konkrete, agjencitë e konkurrencës bashkëpunojnë në forume shumëpalëshe dhe ndërkombëtare (siç është, për shembull, Komiteti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) për Konkurrencën, Grupi Ndërqeveritar i UNCTAD i Ekspertëve për Konkurrencën dhe Grupi i Punës i OBT-së për Tregtinë dhe Konkurrencën) për të shkëmbyer pikëpamje për çështje të ndryshme të politikave, për të promovuar konsensusin për përvojat më të mira dhe për të rënë në një mendje në lidhje me rekomandimet për politikat, që u japin qeverive të tyre dhe sektorit privat. Bllokim i tregut Foreclosure Sjellje strategjike e një firme apo një grupi firmash për të kufizuar mundësitë e hyrjes në treg të konkurrentëve të mundshëm, në → tregun e rrjedhës së sipërme (shumicës) ose → të poshtme (pakicës). Bllokimi i tregut mund të ketë forma të ndryshme, nga mospranimi absolut për të pasur marrëdhënie tregtare deri në format më të kamufluara të diskriminimit, siç është ulja e mundësisë për të qenë i pranishëm në treg. Për shembull, një shoqëri mund të marrë të drejtën e blerësit të parë për burime të rëndësishme të furnizimit me lëndë të para dhe/ose të kanaleve të shpërndarjes nëpërmjet kontratave të ekskluzivitetit, duke shkaktuar kështu një bllokim të tregut për konkurrentët. → Barriera të hyrjes  Ç Çmime grabitqare Predatory pricing Strategji (e qëllimshme) që ndiqet zakonisht nga një firmë dominuese për t’i nxjerrë konkurrentët nga tregu, duke i vendosur çmimet poshtë kostove të prodhimit. Nëse “grabitqari” ia arrin qëllimit t’i nxjerrë nga tregu konkurrentët ekzistues dhe t’i shkurajojë firmat e tjera për të hyrë në treg, atëherë ai mund t’i rrisë çmimet dhe të realizojë fitime më të mëdha. Çmimet grabitqare nga firmat dominuese ndalohen nga legjislacioni i BE-së për konkurrencën dhe konsiderohen si abuzim i pozicionit dominues. Çmimet e vendosura poshtë kostove mesatare variabël mund të konsiderohen si grabitqare, sepse nuk mbështeten në një logjikë ekonomike, por kanë si qëllim shmangien e konkurrentëve. Do të ishte më e logjikshme të ndërpritej prodhimi dhe shitja e produktit, çmimi mbi koston mesatare variabël. Nëse çmimet vendosen poshtë kostove mesatare totale (por mbi kostot e ndryshueshme), atëherë duhen analizuar disa elemente të tjera të cilat mund të tregojnë nëse ka synime grabitqare ose jo, sidomos po të kemi parasysh se ka edhe faktorë të tjerë tregtarë, siç është nevoja për të hequr stoqet që mbahen parasysh gjatë vendosjes së çmimeve.  D Deklaratë e vërejtjeve Statement of objections (SO) Komunikatë me shkrim, që Komisioni duhet t’ua drejtojë personave ose ndërmarrjeve përpara se të marrë një vendim me efekte negative mbi të drejtat e tyre. Ky detyrim për Komisionin rrjedh nga të drejtat për mbrojtje të personave që u drejtohet ky dokument, që kërkojnë që atyre t’u jepet mundësia të shprehin këndvështrimin e tyre për çdo vërejtje që mund të bëjë Komisioni në vendimin e vet. Deklarata e vërejtjeve duhet t’i përmbajë të gjitha vërejtjet në të cilat synon të mbështetet Komisioni për vendimin e vet përfundimtar. Deklarata e vërejtjeve është një hap i rëndësishëm procedural i cili parashikohet në të gjitha procedurat për konkurrencën, në të cilat Komisioni ka të drejtën të miratojë vendime negative. (Shih: Neni 19 (1) i Rregullores Nr.17; Neni 18 (3) i Rregullores për përqendrimet.) Delegim i kompetencave Delegation of powers Si organ kolegjial, Komisioni u delegon disa kompetenca të caktuara për marrjen e vendimeve komisionerëve të tij individualë (procedura e dhënies të kompetencave) apo drejtorëve të përgjithshëm (procedura e delegimit). Delegimi i kompetencave mundëson që për çështjet 

See more

The list of books you might like

Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.